Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Ish yjet thirrje Wenger: Pastro Arsenalin
8:19 PM
Ish yjet thirrje Wenger: Pastro Arsenalin
Ish-yjet e Arsenalit i kërkojnë trajnerit të saj Arsene Wenger që të nisë spastrimet në skuadër, pasi janë shumë pranë një tjetër dështimi këtë sezon. Emanuel Petit, Martin Kion dhe Denis Bergkamp kanë kritikuar vendimet e trajnerit të �topçinjve�, ndërsa ish-mesfushori francez kërkon prerje kokash për emra të veçantë që nuk kanë më ç�të japin në �Emirates Stadium. 
41-vjeçari Petit luajti 3 vjet në �Highbury� dhe ishte një nga spektatorët e turpërimit të ish-skuadrës së tij nga Milani 4-0 në Champions. Ndërsa mbrojtësi anglez kërkon rishikimin e shiritit të kapitenit, sepse Robin Van Persi sipas tij nuk jep garancitë e një lideri të vërtetë. Kritika të forta vijnë dhe nga ish-sulmuesi hollandez Denis Bergkamp. �Nuk shoh mentalitetin e dikurshëm të fituesit te kjo skuadër. Janë shumë të parashikueshëm në lojë dhe një skuadër nuk mund të mbështetet te një apo dy lojtarë. Kur ata nuk janë në një ditë të mirë, duhet dikush për ti zëvendësuar,  deklaroi trajneri i moshave te Ajax. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus