Kyresore » 2012 » Prill » 13 » Ishte e shitur loja Inter-Barcelona ? (+VIDEO)
7:23 PM
Ishte e shitur loja Inter-Barcelona ? (+VIDEO)
Ndeshja gjysëmfinale e vitit 2010 në Ligën e Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës mund të jetë lojë e shitur. Në fakt janë gjyqtarët ata që mund të pësojnë nga kjo ndeshje pasi që ndaj tyre ka akuza se kjo lojë ishte e shitur.Hetimet e para vijnë pas që është arrestuar gjyqtari portugez Jose Manuel Silva i njohur për gabimin e tij të rëndë kur pranoi golin nga offside i pastër të realizuar nga Diego Milito në ndeshje.Akuza e parë që e ngarkon Silvan është pranimi i mitos për ndeshjen Sporting Lisbon-Maritimo ku thuhet se Silva ka pranuar 20 mijë euro për këtë ndeshje nga zyrtarët e Sporting. Por në gjykatën për arbitrazh është dorëzuar edhe një dosje e re e cila e akuzon Silvan edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës.Silva thuhet se gabimet në këtë ndeshje i kishte bërë me qëllim duke pranuar golin e Militos nga ofsajdi si dhe duke mos ndihmuar gjyqtarin kryesor në disa raste të dyshimta, siq ishin 2 penallti për Barcelonën.

Gjykata pritet të fillojë një hetim të ri për anësorin Silva i cili mund të ketë bashkëvepruar me gjyqtarin kryesor Oleguara Bonkueranca i cili ishte vlerësuar me notë tejet të dobët për gjykimin e asaj ndeshje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus