Kyresore » 2012 » Shkurt » 29 » Italia i beson dyshes Giovinco-Matri
2:30 PM
Italia i beson dyshes Giovinco-Matri
E gjithë Italia sportive është e përçarë nga debati që nuk kërkon të reshtë mes Milanit dhe Juventusit, por trajneri Cesare Prandelli provon të hyjë në mes të kësaj situate për ta tërhequr vëmendjen te kombëtarja e tij, te skuadra e përbashkët e të gjithë italianëve. Dhe, ndoshta për të shuar debatin e ashpër, ai zgjedh që kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës të luajë me një sulm rezervash Giovinco- Matri, ndërsa në mbrojtje i jep një shans të riut Angelo Ogbona. 23-vjeçari me origjinë nigeriane, i cili aktivizohet në Serinë B për Torinon. Për këtë test të rëndësishëm janë ulur në pankinë titullarë si Chiellini e De Rossi, por edhe Pazzini, autori i golit të fitores kundër Sllovenisë në Firence, e cila i dha Italisë përpara kohë kualifikimin për në Poloni-Ukrainë 2012. Ashtu siç ka bërë gjithmonë, trajneri Prandelli e nis konferencën e tij duke zbardhur formacionin e nesërm, por me një premtim për gazetarët: Ju kam mësuar keq, sepse e keni gati gjithmonë formacionin e kombëtares. Por, në Evropian kjo gjë nuk do të ndodhë, ndaj filloni bëni analizat tuaja sot e tutje (më pas jep listën e emrave që pasqyrohen në skemën e formacionit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus