Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Italia nuk do të ndryshojë stilin sulmues me Anglinë
11:44 AM
Italia nuk do të ndryshojë stilin sulmues me Anglinë
Italia nuk do të ndryshojë stilin sulmues që skuadra ka treguar në këtë Europian, duke tentuar të nxjerrë jashtë Anglinë. Lajmi është dhënë nga tekniku Çezare Prandeli i cili ka deklaruar se Mario Baloteli do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës."Kemi cilësinë e duhur, është momenti që ta tregojmë”, tha trajneri i Italisë. Lajmi i mirë për të kaltërit është se Tiago Mota nuk ka probleme dhe do të luajë, ndërsa në sulm pritet të rikthehet nga minuta e parë Mario Baloteli, i mësuar me ritmin e anglezëve. 
"Anglia është një skuadër shumë e organizuar, luan në një mesatare prej 38-39 metrash, por jam i bindur se mund të bëjmë një ndeshje të madhe, - deklaroi më tej Prandeli. – Do të luajmë pa frikë, duhet të qëndrojmë në ndeshje gjithë kohës dhe të vrapojmë sa më shumë. Nuk jemi më të fortët, por kemi dëshirën për t’u bërë të tillë”, u shpreh trajneri i Italisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus