Kyresore » 2012 » Tetor » 16 » Italianët e gjermanët pas Sadikut
9:27 AM
Italianët e gjermanët pas Sadikut
Armando Sadiku ka filluar ta tërheqë vëmendjen e klubeve të ndryshme italiane. Sulmuesi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare është bërë objektiv i tri ekipeve nga Serie A.Bëhet fjalë për Sienën, Catanian dhe Chievon, të cilat kanë shprehur dëshirë ta transferojnë futbollistin e Luganos, i cili ka realizuar 8 gola këtë sezon në Zvicër.Elbasanasi i ka mahnitur të gjithë me statistikat e tij, prej transferimit në Zvicër në vitin 2011, duke shënuar në total 36 gola në 49 ndeshje. Një mesatare e frikshme dhe që tregon se tashmë Sadiku është gati për një sfidë të madhe.Përveç interesimit nga skuadrat më të rëndësishme të futbollit elitar në Zvicër, sulmuesi kërkohet edhe në Gjermani. Së fundmi në garën për shërbimet e tij është futur Munich 1860 i Bundesligës II. Këta të fundit janë të gatshëm të paraqesin një ofertë të rëndësishme për ta blerë që prej janarit. Por, edhe nga Stuttgarti në Bundesligë dhe Rostov në Premier Leaguen ruse, nuk mbeten prapa.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus