Kyresore » 2012 » Mars » 12 » Ja sa ka harxhuar Roman Abramovich tek Chelsea per 9 vite
8:14 PM
Ja sa ka harxhuar Roman Abramovich tek Chelsea per 9 vite
Nese gjuajtja e Jasper Gronkjaer nuk do te kishte perfunduar ne rrjete ne takimin ndaj Liverpoolit, me 11 maj te vitit 2003, atehere Roman Abramovich nuk do ta kishte blere kurre Chelsean.Ajo dite qe e vecante per blute, pasi arriten te siguronin nje vend ne Ligen e Kampioneve. Por 9 vjet me pas Chelsea eshte serish ne te njejtin pozicion, duke luftuar per nje vend ne 4-shen me te mire. Dhe, pergjate 9 viteve, presidenti Roman Abramovich ka shpenzuar 2.5 miliarde euro. Sipas nje hetimi te bere nga tabloidi anglez "The Sun”, rusi ka shpenzuar shifra te medha per te blere lojtare e per t’i paguar ata. Ne 8 vite, Chelsea ka shpenzuar rreth 1 miliard euro per blerjen e lojtareve dhe rreth 1.5 miliarde te tjera per rrogat.
Nderkaq, rreth 70 milione u harxhuan per te marre Juan Matan vitin e kaluar, kurse pak me shume per Gary Cahill. Pra, qekurse nisi evolucioni te blute, shifrat e shpenzuara kane qene stratosferike. Edhe pse duhet pranuar qe gjate kesaj kohe klubi londinez ka shenuar periudhen me te mire ne historine e tij. Klubi londinez ka fituar tre tituj kampione, tri "FA Cup” dhe per pak arriti te shkonte ne finalen e Champions League.Dhe emocionet qe tifozet kane perjetuar kane qene te medha. Por drejtuesit vazhdojne me politiken e tyre te shkarkimit te trajnereve. Qe kur erdhi Abramovichi, jane shpenzuar rreth 70 milione euro per te blere e shkarkuar trajnere. Te njejtin ritem po ndjek edhe Manchester City, nderkohe qe humbjet ne sezonin e kaluar kane qene rreth 71 milione.Chelsea ka shpenzuar me shume ne pagesa e transferta lojtaresh se cdo rival tjeter. Manchester United ka arritur qe me me pak para te fitoje me shume. Me 20% me pak pagesa per lojtaret se blute, si dhe me nje shume totale prej 2.2 milione eurosh, ka arritur te fitoje ne keto 9 vjet 4 tituj kampione, nje "FA Cup”, tri "Leage Cup” dhe nje Champions League.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus