Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » James Gallaugher, një 12-vjeçar që konkuron Usain Bolt (+VIDEO)
2:09 PM
James Gallaugher, një 12-vjeçar që konkuron Usain Bolt (+VIDEO)
Rezultatet e arritura në Londër 2012, e bënë Usain Bolt njeriun më të shpehtë në botë, por kjo video që po qarkullon në internet, tregon që shumë shpejt, Bolt mund të ketë një rival të denjë dhe ai është një djalë i vogël 12-vjeçar.
James Gallaugher po merrte pjesë në garën 4x100 metra në New South Wales në Australi, ku tregoi dhe aftësitë e tij impresionuese. Ai është rreth 20 metra larg fëmijës që qëndron në vend të parë, por vetëm një sekondë dhe ia del që të dalë para tij e të fitojë garën. Ai përshkoi 100 metra në 11.72 sekonda; kjo kohë do t'i kishte dhënë atij medaljen e artë në garën 100 metra të Lojrave të para Olimpike në vitin 1896. Po ashtu, koha e tij është më e shpejta që është shënuar në Australi për këtë grupmoshë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus