Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Joakim Lëv: Ndeshja Gjermani-Spanjë, jo si Bayern Real Madrid
3:33 PM
Joakim Lëv: Ndeshja Gjermani-Spanjë, jo si Bayern Real Madrid
Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv e sheh Spanjën si favorite për të fituar Evropianin e kësaj vere në Poloni e Ukrainë.Tekniku 52-vjeçar gjerman, në një intervistë për "La Gazzetta Dello Sport”, ka thënë se eliminimi i Realit të Madridit nga Bajerni i Munihut në Ligën e Kampionëve vërtetoi se spanjollët nuk janë të pamposhtur, por ka këmbëngulur se këto rezultate nuk do të ndikojnë në Kampionatin Evropian."Nuk mendoj se fitorja e Bajernit do të ketë ndonjë ndikim në Euro 2012. Do të luajnë dhe lojtarë të tjerë, e për këtë do të ketë pritshmëri të ndryshme. Për mua Spanja mbetet favorite dhe duhet të luash shumë mirë për ta mposhtur këtë skuadër”, ka thënë Lëv.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus