Kyresore » 2012 » Maj » 5 » Joan Laporta: Mund të kthehem te Barça
10:45 AM
Joan Laporta: Mund të kthehem te Barça
Joan Laporta, president i Barcelonës nga viti 2003 deri në vitin 2010, ka thënë për "Canal+” se po mendon seriozisht që të kandidojë përsëri për të marrë drejtimin e katalanasve. Ndonëse ai humbi zgjedhjet në klub dy vite më parë përballë Sandro Rosell, i cili morri 61.3% të votave, avokati i suksesshëm mendon se mund të fillojë një cikël të ri te kalatanasit, ashtu siç bëri me afrimin e Rajkard e më pas Guardiolës.
"Kisha menduar të mos kthehesha më, por duke parë se në një vit e gjysmë, ata që po drejtojnë tani klubin po shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar me mund, përkushtim dhe entuziazëm, nuk mund të tërhiqem mbrapa”, tha ai duke iu referuar drejtimit të Rosell.

Marrëdhënia mes këtyre dy personazheve nuk ka qenë asnjëherë e mirë, ndonëse nga viti 2003 deri në vitin 2005 u munduan të punonin së bashku. Në vitin 2005, Rosell dha dorëheqjen nga bordi i Barcelonës duke deklaruar se në këtë klub nuk respektohej mendimi i askujt përveç Laportës.

Por tashmë mediat kanë aluduar se mungesa e mbështetjes publike të drejtuesve katalanas kanë qenë shkaku kryesor pse Pep Guardiola po largohej nga kjo skuadër dhe se pasiviteti i Rosell në futbollin spanjoll ka sjellë dominimin e Real Madrid
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus