Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Junajtid gabon sërish
6:44 PM
Junajtid gabon sërish
Kampioni në fuqi dhe lideri i Premier Leagues, Manchester United është ndarë me barazim me Evertonin në "Old Traford”. Në rast të fitores së Manchester Cityt ndaj Wolves, titulli pritet të përcaktohet në ballafaqimin e tyre të hënën e ardhshme.Evertoni ia ka bërë dhuratën më të mirë Manchester Cityt, pasi ia doli që të ndalë Manchester Unitedin, duke barazuar me liderin, 4:4, në "Old Traford”. Në këtë mënyrë United rrezikon shumë në garë për titullin e kampionit. Djajtë e kuq para kësaj jave kishin epërsinë prej pesë pikësh ndaj Cityt, ndërkaq me vetëm një pikë të fituar nga dueli që ishin favorit absolut arrin kuotën e 83 pikëve duke shkuar në gjashtë pikë më shumë se sa Manchester City që i shkon Wolvesit në kuadër të kësaj xhiroje. Javën e ardhshme, më 30 prill, Manchester United luan derbin e stinorit me Manchester Cityn në shtëpinë e këtij të fundit. Në rast të fitores së Cityt në takimin e sotëm, ajo përballje do ta vendosë titullin e kampionit në Ligën Premier.
$IMAGE1$
Ishin futbollistët e Evertonit, nëpërmjet Nikica Jelavi, që hapën serinë e golave në këtë goleadë, duke ia dhënë epërsinë Evertonit në minutën 34-të me kokë për 1-0. Manchester United u kthye në lojë dhe atë me anë të sulmuesit më të mirë anglez, Wayne Rooneyt, i cili po ashtu shënoi me kokë (41’), me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në gjysmëlojën e dytë ishte dramë e vërtet. Danny Welbeck kaloi vendasit në epërsi në minutën e 57-të, para se Nani të realizonte për 3:1 (61’). Më pas Feallaini ngushtoi epërsinë në minutën e 67-të, duke shqetësuar Fergusonin. Wayne Rooney kotë realizoi në minutën e 69-të, pasi Evertoni nuk u dorëzua por realizoi edhe dy herë Nikica Jelavic (83’) dhe Steven Pienaar (85’), ky i fundit edhe vulosi fatin e këtij takimi, që përfundoi

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus