Kyresore » 2012 » Prill » 15 » Junajtid kthen diferencën në +5 (+VIDEO)
9:08 PM
Junajtid kthen diferencën në +5 (+VIDEO)
Eshli Jang është kthyer në personazhin kryesor të Mançester Juanjtid gjatë këtyre javëve pasi për të dytën herë radhazi ka fituar një penallti të dyshimtë për të ndihmuar skuadrën e tij drejt një fitoreje. Këtë radhë, ai fitoi penalltinë për golin e parë të shënuar nga Uejn Runi në fitoren 4-0 ndaj Aston Vilës po hedhja e tij në zonë ka bërë bujë dhe është shoqëruar me komente të ashpra nga shumë futbollistë të kampionatit anglez që e cilësojnë atë si një mashtrues. Ky episod i minutës së 6-të errësoi disi një fitore të bukur të Mançester Junajtid në një ndeshje po aq të bukur me raste nga të dy palët. Pas penalltisë së transformuar nga Runi, për të parë golin e dytë u desh të pritej minuta e 44-t kur një pasim i Evra u devijua në rrjetë nga Uellbek. Runi plotësoi dygolëshin personal në minutën e 73-të pas një pasimi të Valencias,ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes u vendos falë golit të Nani në minutën e 93-të.
Si rrjedhojë, Mançester Junajtid ka kthyer në 5 pikë diferencën me Mançester Sitin, duke vazhduar të jetë në një pozicion mëse të favorshëm për fitoren e kampionatit kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundimin e tij.
M3-0A footyroom.com by footyroom
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus