Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Juventus frikëson Wengerin
12:25 PM
Juventus frikëson Wengerin
Bianconerët mund të takohen me Topçinjtë në rrethin e ardhshëm të garës elite të klubeve evropiane. Dhe, Wenger në komentin e tij për rrjetin televiziv Eurosport ka lavdëruar kampionin e Italisë që përfundoi i pari në grup ku gjendeshin edhe Shakhtar Donetsk e Chelsea.Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Juventus mund të paraqet kërcënim serioz në Ligën e Kampionëve.Bianconerët mund të takohen me Topçinjtë në rrethin e ardhshëm të garës elite të klubeve evropiane. Dhe, Wenger në komentin e tij për rrjetin televiziv Eurosport ka lavdëruar kampionin e Italisë që përfundoi i pari në grup ku gjendeshin edhe Shakhtar Donetsk e Chelsea.
"Nuk duhet harruar Juventusin që siguroi kualifikimin në xhiron e fundit. Ata e bënë këtë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo është shenjë e një skuadre të madhe në gjendje të shkëlqyeshme. Besoj se Juventus është ringjallur. Tani do të hyjmë në fazën e eliminimit direk dhe mendoj se Juventus mund të shkojë larg sepse është në gjendje të befasojë këdo”, shkroi Wenger. Shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të tërhiqet më 20 dhjetor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus