Kyresore » 2012 » Korrik » 25 » Juventus kërkon Dzeko, Inter Lukasin
2:24 PM
Juventus kërkon Dzeko, Inter Lukasin
Juventusi vazhdon të mbajë të hapura bisedimet me dy alternativat e sulmit, Jovetic dhe Van Persi, që dy dyja mjaft të vështira për t’u arritur, e për këtë, bardhezinjtë kanë një plan B; Dzeko. Juventus kërkon ta marrë boshnjakun në formë huazimi nga Manchester City me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por kjo ofertë as që është marrë në konsideratë nga kampionët e Anglisë.Alternativa tjetër e bardhezinjve mbetet Pazzini që mund të mbërrijë në Torino falë një shkëmbimi kokë për kokë me Fabio Quagliarella.
Ndërkohë, Interi vijon ‘pazarin’ në Brazil ku objektivi numër një mbetet Lukas, i kërkuar me ngulm edhe nga Ferguson. Inter ka paraqitur ofertën e tij, edhe United gjithashtu dhe në Milano flasin për një rritje artificiale të vlerës së kartonit të lojtarit nga skuadra braziliane e Sao Paolos, ndërsa në Angli flasin për një transferim të brazilianit tek "Djajtë e kuq”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus