Kyresore » 2012 » Maj » 18 » Juventus pranë Higuain
4:00 PM
Juventus pranë Higuain
Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe italiane, drejtues të Juventus janë takuar me familjen e sulmuesit argjentinas të Real Madrid, Gonzalo Higuain, me qëllim për ta bindur ti bashkohet kampionëve të Italisë sezonin e ardhshëm."Sky Sport Italia" shkruan se Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka fluturuar në Madrid të mërkurën për të diskutuar mundësinë e nënshkrimit me Higuain, i cili besohet se nuk është i kënaqur në Santiago Bernabeu.E ardhmja e argjentinasit me kampionët e La Ligës ka qenë shënjestër i spekulimeve së fundi, dhe klubi nga Torino është përmendur si një prej destinacioneve të mundshme të tij.Paratici besohet se ka folur me agjentin e Higuain, ndërsa është takuar edhe me babanë dhe vëllain e lojtarit.Paris Saint-Germain mësohet se po ashtu është në kërkim të lojtarit, i cili ka një klauzolë blerëse në vlerën e 150 milionë eurove në kontratën e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus