Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Juventus, skenari i parë për titullin
11:42 AM
Juventus, skenari i parë për titullin
Juventusin ndoshta mund ta ndajnë pak orë nga zyrtarizmi i titullit kampion në Serinë A, nëse realizohet i vetmi kombinim që mundëson këtë; humbja e Milanit kundër Atalantës dhe fitorja e bardhezinjve në transfertën ndaj Leces. Dy ndeshjet zhvillohen mbrëmjen e së mërkurës, Milani pret në San Siro Atalantën ndërsa Juventus përballet me Lecen në fushën e kësaj të fundit. 
Nëse Milani humb e bardhezinjtë, diferenca mes tyre dhe kuqezinjve shkon në +6 pikë dhe falë supremacisë në përballjet direkte, kjo diferencë u mundëson fitoren e titullit kampion 2 javë para përfundimit të Serisë A.

Megjithatë, zor se Milani do të tolerojë kundër Atalantës në fushën e tij. Skuadra bergamaske s’ka asnjë objektiv. Krejt e kundërta është sfida Lece-Juventus. Puljezëve u duhen sa më shumë pikë në këto javë të mbetura për të qendruar në Serinë A.

Statistikat tregojnë edhe njëherë se Juventusi po mbyll një vit rekordesh me 35 ndeshje pa humbje në Serinë A, shifër kjo që kalon edhe Milanin e vitit 1992 që drejtohej nga Capello. Pathyeshmëria e "Zonjës së Vjetër” shkon në 39 ndeshje radhazi nëse llogariten edhe 4 ndeshjet e Kupës së Italisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus