Kyresore » 2012 » Maj » 7 » Juventusi, kampion i Italisë për të 28-ën herë
0:34 AM
Juventusi, kampion i Italisë për të 28-ën herë
Juventusi shpallet kampione e Italisë një javë para përfundimit të kampionatit, duke marrë një trofe që pakkush e kishte besuar të mundshëm në fillimin e sezonit. Si për ironi të fatit, për këtë titull ata duhet të falënderojnë armiqtë e urryer të Interit që fituan derbin ndaj Milanit dhe i dhanë sigurinë matematike të fitores së trofeut.
Juventusi kishte një transfertë të lehtë në letër përballë Kaljarit, ndeshje e luajtur në fushën asnjanëse të Triestes ku thuajse e gjithë tifozeria ka qenë bardhezi. Si rrjedhojë, ndeshja ka folur kryesisht për skuadrën e Kontes që ka gjetur golin në minutën e 6-të me Vuçiniç, e më pas e ka patur më të lehtë për të kontrolluar takimin e për të shënuar golin e dytë kur mbeteshin 15 minuta nga fundi i sfidës, falë autogolit të Kaninit në portën e tij. Festa ka filluar vetëm kur nga Milano erdhi lajmi se Milani ishte mundur në derbi dhe se tashmë mund të festohej ky titull i shumëpritur nga tifozeria.
Pikërisht derbi ishte ndeshja që mbajti të mbërthyer me miliona spektatorë, pasi ka qenë një sfidë emocionuese, me gola spekatakolarë, "gola fantazmë”, polemika dhe 3 penallti, ku në fund ka dalë fituese 4-2 Inter. Skuadra e drejtuar nga Stramaçioni ka dominuar me meritë ndeshjen dhe ka shuar ëndrrat e titullit të kushërinjve të Milan, ndonëse në këtë mënyrë ka ndihmuar armiqtë e përbetuar të Juventus.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus