Kyresore » 2012 » Qershor » 5 » Kagaua, zyrtarisht te Junajtid
1:55 PM
Kagaua, zyrtarisht te Junajtid
Mançester Junajtid ka konfirmuar sot blerjen e Shinji Kagaua nga radhët e Borusia Dortmund, duke e bërë atë transferimin e parë të merkatos verore për ekipin e Aleks Ferguson, që synon të kthehet përsëri kampion në Angli.Lajmin e parë e ka dhënë Rio Ferdinand në adresën e tij në Twitter duke i uruar mirëseardhjen shokut të ri të skuadrës. "I uroj mirëseardhjen Shinji Kagauas për transferimin te Mançester Junajtid. Urime për një periudhë sa më të suksesshme këtu vëlla!”, ishin fjalët e Ferdinand.Më pas është shfaqur edhe lajmërimi zyrtar në faqen e internetit të klubit anglez. "Mançester Junajtid është i lumtur të lajmërojë se ka arritur akordin si me Borusia Dortmund, ashtu edhe me Shinji Kagaua, për transferimin e tij në klub. Marrëveshja do të mbyllet pasi ai të ketë kryer vizitat mjekësore dhe të ketë siguruar një leje pune në Britaninë e Madhe. Pritet që këto kushte të plotësohen para fundit të qershorit. Detaje të mëtejshme do të publikohen në vazhdimësi”.Sipas asaj që është mësuar më përpara, transferimi do të bëhet në bazën e 17 milion paund, ndërsa klubi i Borusia Dortmund do të jetë shumë i kënaqur me këtë arritje të jashtëzakonshme, pasi e bleu lojtarin për vetëm 300 mijë paund në vitin 2010 nga klubi i kategorisë së dytë japoneze, Cerezo Osaka.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus