Kyresore » 2012 » Maj » 7 » Kaka’: Dua të qëndroj tek Real Madrid
3:26 PM
Kaka’: Dua të qëndroj tek Real Madrid
Kaka’ është shprehur në një intervistë për televizionin brazilian ‘Globo TV’ se ka dëshirë që të vazhdojë karrierën tek Real Madrid edhe pse nuk ka gjetur hapësira në formacionin e Jose Mourinho. "Jam shumë i lumtur për titullin, është një arritje tjetër në karrierë edhe pse nuk kam qenë protagonist. Unë nuk jam mësuar kështu, por do të jem edhe më i motivuar për të pasur rol kryesor në ekip”, theksoi ish-lojtari i Milanit.Mbi 11-metërshin e humbur ndaj Bayern Munchen, Kaka’ u shpreh: "Do e mbaj peng gjithë jetën edhe pse kam pasur momente të tjera negative si Champions që humba me Milanin në vitin 2005 apo eliminimet në botërorët 2006 dhe 2010.”
 Në lidhje me Mourinho, Kaka’ deklaron se tekniku portugez e ka ndihmuar shumë duke i dhënë mundësi pafund."Unë dua të qëndroj tek Real, por deri tani nuk kam folur me Mourinho sepse Liga nuk ka përfunduar ende. Unë kam edhe tre vite kontratë me klubin dhe dua ta përmbush deri në fund angazhimin tim”, theksoi Kaka’.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus