Kyresore » 2012 » Shkurt » 25 » Kaka "nxeh" Mourinhon
1:07 PM
Kaka "nxeh" Mourinhon
Konflikti mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit Kaka është përfolur shpeshherë, por po kaq herë ka pasur edhe momente dashurie mes tyre. Gjithsesi, pasi nuk u pranua që braziliani të largohej në janar, duket se është vendosur që ai do ti bëjë gati valixhet në fund të sezonit. Trajneri i Realit të Madridit ka pasur një debat të ashpër me lojtarin pas ndeshjes kundër CSKA-së së Moskës. Portugezi është acaruar për pasivitetin e Kakasë gjatë momentit të golit të kundërshtarit, i cili solli edhe barazimin e rezultatit në 1-1. Në fakt, numri 8″ u fut në fushë si zëvendësues dhe e pati të vështirë që të ambientohet menjëherë me temperaturat e ulëta duke zhvilluar një paraqitje nën mesatare. Ajo që ka e acaruar më shumë kreun e pankinës, ka qenë karakteri i treguar prej tij, ndërkohë që nuk ka kursyer as kritikat për Cristiano Ronaldon. Për këtë të fundit, konsistonin rastet e shumta që shpërdoroi para portës. Pavarësisht se ka shënuar shumë gola deri tani, kjo nuk mjafton që portugezi të jetë i paprekshëm ndaj kritikave të trajnerit. Në fillim të sezonit, Kaka arriti të fitojë dyluftimin me Ozilin për një vend si titullar, por tashmë duket se jo vetëm që e ka humbur balotazhin me mesfushorin gjerman, por shihet gjithashtu si alternativë e Jose Calejon. Një moment tepër i vështirë për ish-yllin e Milanit, i cili nuk ka arritur të tregojë për asnjë moment klasin e tij, i detyruar deri diku edhe nga dëmtimet e shpeshta. Një listë e gjatë klubesh janë të gatshme për të marrë shërbimet e brazilianit, sidomos nga Anglia dhe Italia
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus