Kyresore » 2012 » Shkurt » 7 » Kalendar "bombë", Milan i "sakatuar"
1:27 PM
Kalendar "bombë", Milan i "sakatuar"
Në pritje të rikthimit të Ibrahimoviç, trajneri i Milanit Massimiliano Allegri duhet të përballet me një emergjencë totale në prag të dy sfidave delikate si ajo kundër Juventusit në Kupën e Italisë dhe Udineses në kampionat. Pa harruar pastaj se më 15 shkurt në San Siro do të vijë Arsenali, takim i vlefshëm për 1/8 e Champions League. Problemi më i madh i trajnerit Allegri janë mungesat e shumta në mesfushë. Aktualisht Milanit i mungojnë Flamini, Gatusso, Merkel, Aquilani, Boateng, Muntari, Cassano, mirëpo kësaj liste i shtohen edhe dëmtimet e Abbiatit dhe Nestës. Ndërsa në Udine do mungojë për skualifikim edhe Mark Van Bommel, i cili do ia lërë vendin Massimo Ambrosinit. 
Përsaa i përket sfidës së të mërkurës kundër Juves nuk do të luaj Noçerino, i cili është i skualifikuar. Kjo do të thotë që Emanuelson dhe Seedorf nuk do lihen asnjë ndeshje pushim. 
Megjithatë, ekziston një fije shprese që për ndeshjen kundër Cesena, kuqezinjtë të kenë të paktën në stol sulmuesin brazilian Alexandre Pato. Por kundër Udineses do të jetë njëri ndërmjet El Shaarawy-t apo Maxi Lopez përkrah Robinho
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus