Kyresore » 2012 » Korrik » 2 » Kalou dhe Bosingwa përshëndeten me Chelsean
4:11 PM
Kalou dhe Bosingwa përshëndeten me Chelsean
Menaxhmenti i klubit kampion të Evropës, Chelseat, kanë njoftuar se sulmuesi, Salomon Kalou dhe mbrojtësi, Jose Bosingwa janë larguar nga ekipi, pasi që kontratat e tyre kanë përfunduar.Kalou, sulmues i ekipit kombëtar të Bregut të Fildishtë, kaloi gjashtë vjet në radhët e ekipit londinez, me që rast ka pasur 244 paraqitje në fanellën e kaltër dhe ka arrit të shënoi 60 gola.Bosingwa, reprezentues i Portugalisë, erdhi në Chelsea katër vjet më parë dhe për "The Blues” ka luajtur 126 ndeshje.
Të dy lojtarët luajtën më 19 maj për Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve, kur skuadra angleze mposhti ekipin gjerman të Bayern Munichut pas ekzekutimit të penaltive.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus