Kyresore » 2012 » Nëntor » 14 » Kamerunasit: Nuk e njohim fare Shqipërinë
1:13 PM
Kamerunasit: Nuk e njohim fare Shqipërinë
Për ata, Shqipëria nuk është veçse një shtet diku në Europë. Nuk e njohin futbollin tonë, nuk i njohin futbollistët shqiptarë, madje as ata që luajnë në kampionate të ndryshme të Europës dhe natyrisht kanë zero dijeni për kundërshtarin që do kenë sonte përballë. Të intervistuar nga mediat kamerunase dje në hotelin ku janë akomoduar në Zvicër, sulmuesi Akile Webo (Buyuksehir, Turqi), portieri Gay Roland Ndi Asembe (Nancy, Francë) dhe dy mesfushorët: Methiew Mbuta Adongko (pa skuadër) e Jon Makoun (Rennes, Francë) kanë theksuar se do luajnë fort jo se përballë kanë një kundërshtar cilësor, por se duan të zënë vend në kombëtare. "Nuk e njoh Shqipërinë, por do të luaj në maksimumin tim, sepse dua që të zë një vend stabël në skuadër", ka pohuar Webo. Në një linjë kanë qenë edhe tre të tjerët, të cilët më shumë sesa kundërshtarin (Shqipëria) janë rrekur të analizojnë eliminimin e skuadrës së tyre dy muaj më parë nga Kupa e Afrikës 2013 dhe ringritjen e Kamerunit për ndeshjet e Botërorit 2014. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus