Kyresore » 2012 » Prill » 23 » Kampioni i Bundeligas ka buxhet prej 45 milionë eurove
8:46 PM
Kampioni i Bundeligas ka buxhet prej 45 milionë eurove
 Borussia e Dortmundit ka shkruar historinë këtë sezon, duke qenë skuadra me rezultatet më të mira në fazën e dytë. Klubi verdhezi, ashtu si kampionatin e kaluar, edhe këtë sezon u shpall kampion matematikisht në javën e 32- të të Bundesligës, me fitoren 2-0 ndaj M’Gladbahut duke lënë pas këtë herë Bajernin me tetë pikë në dy javët e fundit. Teksa Dortmundi fitoi titullin e tetë në histori, urimet nga ana e bavarezëve nuk munguan, por ajo e presidentit bavarez, Ulli Hoenness, që njëkohësisht është edhe aksionari i tyre nuk ka mbërritur akoma. Si trajneri Jurgen Klopp, ashtu edhe drejtori i përgjithshëm, Hans-Joachim Vacke, kanë përcjellë emocionet e para të titullit duke synuar edhe rezultatin historik për të fituar dopietën e trofeve por, nga ana tjetër, që të dy kanë mbajtur qëndrim kritik për Hoennessin, i cili gjithmonë do të gjejë një shkak për t’i ulur kampionët në fuqi dhe ngritur lart skuadrën e tij. "Kemi përjetuar emocionet më të bukura të sezonit. Është e rrallë në historinë e futbollit tonë. Të mos pësosh humbje pas 26 ndeshjesh dhe ta bësh kaq të thjeshtë me një buxhet 45 milionë euro, për këtë s’gjej fjalë ta përshkruaj. Jemi kampionët që likuiduam me radhë vendin e dytë, të tretë, ndërsa ndaj të katërve u shpallëm kampionë”, – nënvizoi Klopp, ndërsa Vacke shton "Dortmundi nuk flet para kohe, pasi rezultatet ta imponojnë. Jemi krenarë për këtë sukses, por zoti Hoennness nuk do që ta pranojë humbjen. Ai përpiqet gjithnjë të gjejë një shkak. Synimi ynë i radhës është të fitojmë dy kupa për herë të parë në historinë 103-vjeçare të klubit”, – tha Vacke
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus