Kyresore » 2012 » Janar » 23 » Kapelo: Bravo Juve, por fiton Milani!
8:27 PM
Kapelo: Bravo Juve, por fiton Milani!
Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, aktualisht në drejtimin e Anglisë, Fabio Kapelo, ka përgëzuar Juventusin për mënyrën se si ka administruar pjesën e parë të kampionatit. Sipas tij, merita kryesore është e Antonio Kontes që i ka dhënë frymën e duhur skuadrës."Konte po bën një kampionat të mirë dhe sekreti i suksesit të tij është te shpirti i Juves që ka arritur t’i transmetojë lojtarëve. Si ish-juventin ka kuptuar çfarë duhet bërë, çfarë loje të përdorë, me çfarë mentaliteti duhen përballuar kundërshtarët dhe e gjithë kjo po jep frytet e veta nëpërmjet rezultateve”.
Kapelo është i bindur se nuk mund të bëhet një krahasim me Juventusin e tij, pasi skuadra e asaj periudhe ishte e mbushur me yje dhe dominonte falë cilësive më të mëdha sesa ekipet kundërshtare."Në krahasim me Juventusin tim, kjo aktualja duhet të luftojë vetëm për kampionatin, por po bën diçka shumë të mirë. Mendoj gjithashtu se skuadra e ndërtuar në atë periudhë ishte formuar nga lojtarë shumë të aftë dhe kjo shton meritat e Kontes, i cili po punon me një skuadër që nuk është ende në nivelin e asaj që kisha unë”.Megjithatë, Kapelo mendon se në fund do të jetë Milani që do të ngrejë trofeun, duke patur parasysh përbërjen cilësore të kuqezinjve. "Nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë, Juventus mund të arrijë deri në fund. Por Milani është superior teknikisht”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus