Kyresore » 2012 » Qershor » 27 » Kapelo: Runi luan vetëm për Junajtid!
2:14 PM
Kapelo: Runi luan vetëm për Junajtid!
Fabio Kapelo ka marrë hak ndaj Uejn Runit, vetëm pak kohë pasi sulmuesi anglez ishte tallur me të. Trajneri italian është tallur tani me lojtarin duke thënë se paraqitja e tij në Euro 2012 tregonte se ishte lojtari që nuk fliste anglisht, e jo trajneri italian, për më tepër, duke lënë të kuptohet se ai nuk jep maksimumin në kombëtare."Pasi pashë ndeshjen e fundit, mendoj se Runi kupton vetëm gjuhën skoceze. E them këtë pasi ai luan mirë vetëm te Mançester Junajtid, ku Aleks Ferguson flet në dialektin skocez”, ishin fjalët e Kapelos.Trajneri italian e ka cilësuar ofendim sugjerimin e bërë nga Runi pak ditë më parë, ku sulmuesi deklaronte se anglishtja e dobët e trajnerit ishte një problem për lojtarët. "Mendoj se ndihmon fakti që tani trajneri është anglez. Nuk ka fjalë që humbin nga përkthimi dhe e dimë realisht se çfarë trajneri dëshiron nga ne”, ishte batuta e Runit që acaroi trajnerin italian.

Që atëherë, Kapelo ktheu përgjigjen e parë ndaj lojtarit të përfaqësueses angleze, i cili ka qenë një yll me klubin por thuajse gjithmonë zhgënjyes me kombëtaren në turnetë zyrtarë.

"Kur unë flisja, të gjithë lojtarët më kuptonin. Por herë pas here, kur mundohesha t’i shpjegoja taktikën, gjërat nuk shkonin siç duhej. A e dini çfarë? Ndoshta kjo ndodh sepse Runi nuk flet anglisht, ai nuk e kupton gjuhën angleze”, ishte batuta e Kapelos, që duket se ka nisur një betejë personale me sulmuesin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus