Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Katalanasit: Eliminim i padrejtë!
10:20 AM
Katalanasit: Eliminim i padrejtë!
Futbolli nuk ka qenë i drejtë me ne”, ishin fjalët e Andres Iniesta pas përfundimit të sfidës së Ligës së Kampioneve. Një mendim i ndarë me shokun e tij të skuadrës, Çesk Fabregas: "Kjo ishte mizore, por nëse ekziston mënyra e duhur për të humbur, ishte kjo!. Kemi luajtur pa hequr dorë nga mënyra se si luajmë futboll ne!”.Pavarësisht humbjes, lojtarët kanë diçka të qartë: vitin e ardhshëm duhet të provojnë të fitojnë përsëri gjithçka. "Do të kthehemi me më shumë forcë. Kjo skuadër vjen pas humbjeve të rëndësishme si ajo ndaj Interit apo finalja e Kupës ë Mbretit të humbur kundër Real Madrid dhe gjithmonë ka ditur të ngrejë kokën de të fitojë përsëri”, tregon Fabregas, i cili më pas u ka kërkuar falje tifozëve.

"Kërkoj falje para të gjithëve për rastet që kam humbur në ndeshjen e parë në "Stemford Brixh”. Asnjëherë në 24 vitet e mia nuk kam parë tifozët të duartrokasin dhe të këndojnë kështu pas një disfate. Jam më krenar se kurrë që jam katalanas”.

I të njëjtit mendim është edhe Andres Iniesta. "Ne na vjen keq që nuk u kualifikuam si lojtarë, por sidomos për këto njerëz që na mbështetin gjithmonë dhe vuajnë po aq sa ne”.

Në fund, futbollistët kanë bërë të qartë se askush nuk duhet të fajësojë Mesin për penalltinë e humbur dhe as argjentinasi vetë nuk duhet të ndjehet përgjegjës për këtë gjë. "Leo nuk duhet të fajësojë veten për asgjë. Ai është një fitues i lindur dhe kur nuk fiton, ndjehet keq, ashtu si të gjithë në dhomat e zhveshjeve”, deklaroi Iniesta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus