Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Katastrofë pa Ligën e Kampionëve
12:46 PM
Katastrofë pa Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba beson se do të jetë një "katastrofë”, nëse skuadra dështon të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Por, ai përkrah menaxherin Andre Villas-Boas.Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka paralajmëruar skuadrën e tij se do të jetë "katastrofë”, nëse ata nuk sigurojnë kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Ai thotë se ky sezon është më i vështiri prej kur erdhi në klub më 2004. Por, për rezultatet dëshpëruese nuk ia lë fajin menaxherit Andre Villas-Boas.Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba beson se do të jetë një "katastrofë”, nëse skuadra dështon të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Por, ai përkrah menaxherin Andre Villas-Boas.Sulmuesi i Bregut të Fildishtë mendon se Chelsea aktualisht është në periudhën më të vështirë prej transferimit të tij në klub nga Olympique Marseille më 2004. "Nëse nuk përfundojmë në katër pozitat e para, do të jetë një katastrofë”, tha Drogba për mediet angleze të premten."Sa herë që kemi filluar një sezon, prej që kam ardhur në Chelsea, kurrë nuk kemi përfunduar më poshtë se pozita e katërt. Njëkohësisht ky është sezoni më i vështirë prej që kam ardhur këtu”, shtoi 33 vjeçari.

Chelsea është aktualisht jashtë katër pozitave të para, pas humbjes dëshpëruese 2-0 nga Evertoni javën e kaluar, që shtoi dyshimet për postin e menaxherit Villas-Boas. Më herët gjatë kësaj jave u raportua se strategu portugez është ballafaquar me një revoltë të hapur nga disa prej futbollistëve seniorë pas mosmarrëveshjeve mes tyre të shprehura gjatë një seance stërvitore.

Megjithatë, Drogba i ka dalë në mbrojtje Villas-Boasit. "Për momentin është vështirë për të gjithë, për futbollistët dhe për menaxherin. Mendoj se ai është njeri i madh dhe është ende duke mësuar. Nuk ekziston një moshë kur mund të thoni se nuk keni nevojë të mësoni më tepër. Ai erdhi me filozofinë e tij që parasheh një lojë më ndryshe se që kishim bërë me trajnerët e kaluar. Por, ai kështu arriti sukses në Porto dhe deshi të bëjë njësoj në Chelsea”, theksoi Drogba i cili është i gatshëm t’i ndihmojë ekipit pas rikthimit nga Kupa e Afrikës.

Sipas tij, Villas-Boas nuk është fajtori kryesor për rezultatet dëshpëruese të Chelseas gjatë këtij sezoni.

"Sigurisht se është vështirë kur keni ambicie të mëdha dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi. Nuk është lehtë as për menaxherin, por ai nuk është i vetmi që është përgjegjës, jemi të gjithë ne. Në futboll të gjithë fajësojnë menaxherin së pari dhe kjo është e vështirë për të sepse ai është në bankinë kur ne luajmë, por mendoj se i tillë është futbolli”, përfundoi Drogba.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus