Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » Kazijas: Bufon, shembulli im!
1:09 PM
Kazijas: Bufon, shembulli im!
Iker Kazijas, portieri i përfaqësueses spanjolle, i ka thurur elozhe portierit të përfaqësueses italiane, Xhixhi Bufon, të cilin ai ka pranuar se e ka patur si shembull në fillimin e karrierës së tij."Ndaj Bufon kam admirim dhe respekt maksimal. Ai është një super-portier i cili në moshën 34 vjeçare është në nivelin e më të mirëve. Për të gjithë portierët që kemi qenë më të rinj se ai, ka qenë një pikë referimi, na ka shtyrë të përmirësohemi dhe të krahasohemi me të. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe është një kënaqësi sa herë që takohemi si kundërshtarë”, u shpreh spanjolli, i cili në vitet e fundit ka qenë rivali më i denjë i portierit italian.Kapiteni i Spanjës, më pas ka vlerësuar Italinë, skuadrën e vetme që ka arritur t’i shënojë gol në këtë Evropian.
"Në finale vihemi përballë ekipit kundër të cilit luajtëm ndeshjen e hapjes së Evropianit. Për mua do të ishte njëlloj edhe nëse do të kishim kundërshtar Gjermaninë, pasi të dyja kombëtaret ishin shumë të forta. Italia është një rival i rrezikshëm që na ka vënë në vështirësi”.

"E di që kemi patur fatin e tyre në dorë në ndeshjen me Kroacinë, por në asnjë moment nuk na ka shkuar në mend rezultati 2-2 që do i nxirrte jashtë. Ky është profesionizmi ynë, të fitonim. Të gjithë këta lojtarë që kanë mbërritur këtu kanë treguar nder dhe respekt ndaj lojës së futbollit”, ishin fjalët e Kazijas që ka mbrojtur vendimin për të mos eliminuar Italinë në fazën në grupe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus