Kyresore » 2012 » Shkurt » 25 » Keita: E pamundur të kapim Realin
1:13 PM
Keita: E pamundur të kapim Realin
Seidu Keita tha se Barcelona do të luftojë deri në fund, duke u përpjekur ta fitojë titullin në La Liga, pavarësisht se e shikon veten dhjetë pikë larg vendit të parë për momentin. Mesfushori i Barçës e bëri të qartë se ekipi i tij nuk është dorëzuar në luftën për kampionat, ndaj nuk e përjashton mundësinë për ta arritur Realin e Madridit, që kryeson në vendin e parë. Sezoni është shumë i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund, pasi gjithçka është e mundur,  tha Keita.  Nëse ekipi i bardhë ka dhjetë pikë epërsi, kjo vjen për shkakin se e meriton. Ne kemi vujatur edhe nga mungesa e fatit në disa ndeshje, por edhe vendimet e gabuara të gjyqtarëve, por s;mund të mohoj meritat e kundërshtarit direkt në luftën për titull, i cili është tjetërsuar në saj të trajnerit Hoze Mourinjo: Por, kjo ndodh në futboll. 
Lidhur me të ardhmen e tij në klubin katalanas, lojtari afrikan shmangu përgjigjet fikse dhe të drejtpërdrejta, duke lënë të kuptohet vazhdimin e tij te Barcelona. Megjithatë, Keita nënvizoi se e ardhmja e tij te Barcelona nuk varet nga çfarë ndodh me rinovimin e Pep Guardiolës. Mesfushori afrikan u përpoq ta shmangte këtë çështje, duke deklaruar se jemi në një kohë të rëndësishme të sezonit dhe do të kemi kohë për të folur për këtë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus