Kyresore » 2012 » Korrik » 27 » Khedira në listën e Milanit
2:30 PM
Khedira në listën e Milanit
Derisa po pret për çështjen Kaka, Milan po e vëzhgon me kujdes edhe pozicionin e një tjetër futbollisti të Realit të Madridit.Bëhet fjalë për 25-vjecarin Sami Khedira, regjisorin mbrojtës që duke parë paprekshmërinë e Xavi Alonsos, rrezikon të humbasë shumë hapësirë me ardhjene mundshme të Luca Modric.Emri i tij është prej kohësh në listën e dëshirave të kuqezinjëve dhe kjo mund të jetë radha e duhur. Operacioni një vit më parë u vlerësua me 10 milion euro. E vërteta është se tani duhet filluar nga zero, por për mesfushorin e përfaqësueses gjermane për të cilin Real pagoi 14 milion euro në verën e vitit 2010 tek Shtutgart kuotat nuk duhet të jenë rritur shumë.Kjo edhe sepse nëse lojtari dëshiron një skuadër tjetër do të jetë shumë e vështirë që drejtuesit merengues të mos ta kënaqin. Pa harruar të fundit që mardhëniet e Khedira me trajnerin Mourinho nuk kanë qënë kurrë të mira.Gjithcka pra është e lidhur me transferimin e Luca Modric në Madrid, operacion që është zbuluar prej kohësh por që nuk po arrin të mbyllet me sukses për shkak të kërkesës së lartë prej 30 milion eurosh të Tottenham. Një motiv më shumë në këtë periudhë të madhe krize edhe në Spanjë për të kërkuar shitjen e ndonjë lojtari me vlerë si Khedira.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus