Kyresore » 2012 » Mars » 20 » Kinezët kërkojnë Ferdinand dhe Lampard
3:32 PM
Kinezët kërkojnë Ferdinand dhe Lampard
Kina është bërë merkatoja më fitimprurëse e futbollistëve në botë dhe këtë e konfirmon fakti se ekipet kineze po bëjnë oferta të bujshme për disa nga lojtarët më të mirë që deri tani janë aktivizuar në klubet e famshme evropiane.Ekipi i Superligës kineze, Guizhou Renhe, ka bërë të ditur se është gati t’i paguaje mbrojtësit Rio Ferdinand dhe mesfushorit Frenk Lampard nga një rrogë mujore prej 1 milion paund, nëse ata pranojnë t’i bashkohen kësaj skuadre gjatë merkatos verore.
Lajmi u konfirmua nga presidenti i këtij ekipi, Uang Guolin. "Unë dua të kem ekipin më të mirë në Kinë dhe jemi të gatshëm të investojmë shumë para për të sjellë këtu Lampard dhe Ferdinand. Shumë njerëz këtu ndjekin rregullisht kampionatin anglez dhe e dinë se sa të mirë janë dy lojtarët që ne kërkojmë”, tha ai në një intervistë për "The Sun”.Sipas të njëjtës gazetë, gjigandët e Shanghai Shenhua po bëjnë një ofertë të tillë edhe për Didier Drogba, ndërsa kanë parë t’i refuzohet një superofertë nga Zhoze Murinjo.Ata i kishin premtuar teknikut portugez një rrogë rekord prej 300 mijë paund në javë, por ai ka refuzuar pas dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë në Evropë.Menaxheri Pini Zahavi, i cili përfaqëson Rio Ferdinand, është personi i cili ka bërë të mundur kontaktet e klubeve aziatike me disa prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë."Kur kinezët duan diçka, ata e arrijnë atë. Futbolli është kthyer në një biznes të rëndësishëm për ta dhe për këtë arsye duan të afrojnë lojtarët dhe trajnerët më të mirë në qarkullim” ishin fjalët e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus