Kyresore » 2012 » Janar » 19 » Kinezët të sigurt: Drogba vjen te ne!
9:31 PM
Kinezët të sigurt: Drogba vjen te ne!
Në fakt, ishte klubi tjetër kinez, Dalian Aerbin, që i bëri ofertën e parë sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, duke i propozuar atij një rrogë prej 200 mijë stërlinash në javë. Por tani Shenhua duket favorit në garën e ndezur për të siguruar shërbimet e 33 vjeçarit.Një nga anëtarët e bordit të klubit kinez, Zhou Jun, tregoi për mediat aziatike se akordi ishte shumë pranë mbylljes.
"Kjo është njëlloj si të bësh një film. Kur yje si Xheki Çen, Xhet Li dhe Zhou Xun konfirmojnë pjesëmarrjen, atëherë edhe aktorët e tjerë janë më të qetë”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se Drogba kishte komunikuar me Anelka.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë reagimi i Çelsit për transferimin e mundshëm të këtij futbollisti, i cili aktualisht po merr pjesë në Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij. Kontrata e Drogba përfundon në qershor dhe Vijas Boas ka dëshirë që ta mbajë atë deri në verë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus