Kyresore » 2012 » Maj » 26 » Kjo kupë është për ju, Pep (+VIDEO)
0:16 AM
Kjo kupë është për ju, Pep (+VIDEO)
Barcelona ka pronësuar për herë të 26-të, Kupën e Mbretit. Ata dominuan në finale duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat si ai zyrtar, 3:0.Pep Guardiola e ka mbyllur ciklin e tij katërvjeçar me fitoren e thellë të skuadrës së tij, Barcelona ndaj Athletic Bilbasos në finalen e Kupës së Mbretit.Katalunasit e gjithë punën e kryen në kaptinën e parë të ndeshjes, kur pas 25 minutave kishin krijuar epërsinë prej tri golave, derisa kanë dominuar tërë takimit.Pedro Rodriguez ka realizuar dy herë, në minutën e 3-të dhe 25-të, derisa argjentinasi, Lionel Messi ka shkëlqyer në këtë ballafaqim, ai shënoi në minutën 20-të, golin e dytë për Barcelonën. Fituesi i trefishtë i topit të artë ishte kreator i lojës së Barcelonës dhe së bashku me mesfushorin spanjoll Iniesta ishin kreator i lojës. Ndërkaq tek Bilabo sulmuesi kryesor, Lorente kishte mundësi të shënoi së paku golin e nderit, por "gardiani” Pinto, i cili është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e Kupës, nuk lejoj që të preket porta e Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus