Kyresore » 2012 » Prill » 20 » Klasikja, madrilenët sulmojnë sërish arbitrat
6:11 PM
Klasikja, madrilenët sulmojnë sërish arbitrat
Aitor Karanka, zëvendëstrajneri i Real Madrid, është paraqitur sërish në konferencën e shtypit para ndeshjes së nesërme ndaj Barcelonës në vend të Mourinhos duke ndjekur të njëjtin diskurs polemizues me teknikun portugez. 
Karanka ka theksuar se të shtunën në mbrëmje (ora 20.00) "Real Madrid do të luajë për të sulmuar dhe për të shënuar gola. Këtë gjë kemi bërë edhe në klasiket e tjera, por ka disa gjëra që lojtarët në fushë nuk mund t’i kontrollojnë dot”, duke iu referuar favorizimeve të gjyqtarëve për ekipin katalanas.Zëvendësi i portugezit deklaroi se ekipi madrilen nuk është i lodhur: "Në një ndeshje si ajo e nesërmja nuk ka lodhje. Janë tre pikë të rëndësishme, por do të mbeten edhe katër ndeshje sido që të përfundojë takimi.”Në lidhje me takimin e të mërkurës ndaj Bayern Munchen, i vlefshëm për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve, Karanka deklaroi: "Në mendjen tonë është vetëm Barcelona. Nuk mendojmë për të mërkurën.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus