Kyresore » 2012 » Maj » 30 » Klinsman: Anglia mund veten!
1:57 PM
Klinsman: Anglia mund veten!
Jurgen Klinsman është i bindur se shanset e Anglisë për të fituar një turne madhor dëmtohen rëndë nga negativiteti i tifozëve dhe mediave."Anglia shpesh mund veten, nuk mundet domosdoshmërish nga kundërshtarët e saj në fushë”, tha trajneri aktual i SHBA në një konferencë për shtyp ku foli para shumë gazetarëve duke treguar filozofinë me të cilën kishte përgatitur kombëtaren e Gjermanisë para Botërorit 2006. Sipas tij, mediat kanë dy zgjedhje për të bërë dhe duhet të mendohen mirë kur bëhet fjalë për ekipin kombëtar."Është shumë e thjeshtë. Në një vend që bën shumë pas futbollit si Brazili, Argjentina, Gjermania apo Anglia, gjithçka varet nga fakti se sa do të ecin të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim. Ajo që ne u munduam të bënim në Gjermani para Botërorit ishte të merrnim mbështeten e të gjithëve për skuadrën dhe thamë se ky ishte Botërori i të gjithëve. Në rastin e Brazilit, është i gjithë kombit, çdo tifoz, është botërori i çdo braziliani. Nuk është vetëm skuadra që luan me sukses”.

"Ndaj të gjithë kanë vetëm dy zgjidhje. Mund të thuash që mbështet skuadrën time, nga perspektiva e mediave gjithashtu, apo i jap telashe, i jap dyshime, komente të pakëndshme apo gjëra të tjera të këtij lloji”, tha Klinsman duke treguar se si Anglia dëmtohet më shumë nga komentet negative sesa nga loja e futbollistëve në fushë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus