Kyresore » 2012 » Maj » 24 » Klose dhe Schweinsteiger "alarmojnë" Gjermaninë
4:10 PM
Klose dhe Schweinsteiger "alarmojnë" Gjermaninë
Miroslav Klose dhe Bastian Schweinsteiger alarmojnë Gjermaninë. Sulmuesi kryesor dhe zv/kapiteni i 3 herë kampionëve të Evropës janë të dëmtuar dhe pavarësisht se nuk rrezikojnë ndeshjen e parë të Grupit B me Portugalinë (9 qershor), po i sjellin probleme teknikut Joachim Loew. Sulmuesi i Lazios nuk është stërvitur me shokët e kombëtares ditën e mërkurë, pasi kishte munguar gjithashtu edhe në stërvitjen e të martës. Problemet e trashëguara nga klubi (muskulore dhe kavilje) vazhdojnë të mos e lënë të qetë bomberin 33- vjeçar të "pancerave”, edhe pse ai po jep gjithçka për t’u kthyer sa më shpejt. Klose me shumë gjasa do të lihet jashtë miqësores me Zvicrën në Bazel ditën e shtunë. Grupit të Gjermanisë i mungojnë vetëm 8 lojtarët e Bayern Munchen, të cilëve Loew u ka lënë pushim disa ditë ekstra pas finales së Champions League. Ata pritet t’i bashkohen skuadrës në jug të Francës ditën e shtunë. 

Ndërkohë, Mesut Ozil kreu stërvitjen e parë të mërkurën edhe pse iu bashkua skuadrës në Touret që në fillim të javës.

Por çka shqetëson më shumë kampin gjerman është Bastian Schweinsteiger. Më shumë se morali i ulët pas humbjes së penalltisë decizive në finalen me Chelsea, jo më larg se dje, është mësuar se mesfushori ka luajtur i dëmtuar në Mynih. Shefi i Marrëdhënieve me Publikun te Bayern Munchen, Markus Hërvik, konfirmoi se lojtari vuan nga një problem muskulor në këmbën e majtë, prandaj dhe mungoi në miqësoren me Holandën.

Me dëmtimin e lojtarit po merret doktori i klubit, Hans Wilhelm Muller Vohlfahrt, i cili i ka telefonuar Loew për ta qetësuar se Evropiani i 28- vjeçarit nuk është në rrezik.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus