Kyresore » 2012 » Shkurt » 25 » Kombetare me mbrojtje emergjente dhe sulm te ri
1:09 PM
Kombetare me mbrojtje emergjente dhe sulm te ri
Pese dite perpara ndeshjes miqesore me Gjeorgjine, trajneri De Biasi ka shpallur listen e lojtareve qe do te grumbulloje per kete miqesoreMe ne fund tekniku i kombetares shqiptare e ka shpallur listen me 19 lojtare qe do te grumbulloje per ndeshjen miqesore qe do te zhvillohet ne Tbilisi me 29 shkurt. Ashtu sic edhe pati deklaruar qe ne marrjen e detyres se re, italiani ka nisur rinovimin e kuqezinjve.Duke u nisur nga lojtaret e grumbulluar per ndeshjen e tij te pare ne drejtimin e perfaqesueses shqiptare, De Biasi ka menduar te formoje nje skuader me moshe relativisht te re. Madje, ka dhe lojtare nga kampionati shqiptar i futbollit, te cileve u ka hapur dyert e kombetares, teksa ne kete liste bie ne sy sulmi teresisht i rinovuar.Mungesa e "senatoreve” Nuk behet fjale per ata qe i kane thene "lamtumire” kombetares si Skela, Lala apo Duro, por per disa lojtare te tjere qe De Biasi nuk i ka perfshire ne planet e tij te pakten per sfiden me gjeorgjianet. 

Jane kater lojtare qe kane mbetur jashte liste, per arsye demtimi apo per zgjedhje taktike te italianit; mbrojtesi Admir Teli dhe tre sulmuesit, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi e Edmond Kapllani. Per Telin, tekniku italian ka deklaruar se eshte ne planet e tij, por kete here nuk ka preferuar ta grumbulloje per arsye taktike, ashtu sikurse dhe per Salihin, ndersa Bogdani eshte i demtuar.

Nuk ka asnje shpjegim per lenien jashte te Kapllanit, por kjo ndoshta nga forma jo e mire e durrsakut dhe se jane afruar dy sulmues te rinj, Sadiku e Cani.

Edhe Lorik Cana nuk figuron ne liste, por dihet qe kapiteni eshte i demtuar dhe ndodhet ne fazen e rikuperimit. Debatik Curri eshte nje tjeter mungese, por edhe qendermbrojtesi eshte i demtuar, ndaj De Biasi ka vendosur per ta zevendesuar me Osmanin.

Risite ne sulm
Jane kater emra te rinj qe figurojne ne listen e kombetares per miqesoren me Gjeorgjine. Ne fakt, ishte bere e ditur qe De Biasi do te grumbullonte dy sulmuesit e talentuar, Armando Sadikun e Edgar Canin, ndersa ketyre dy lojtareve u jane shtuar dhe Hair Zeqiri, i cili luan ne kampionatin turk te futbollit dhe shtatlarti i Teutes, Tefik Osmani.

Kesisoj, duket se sulmi ka pesuar ndryshime rrenjesore, teksa vetem Ahmed Januzi eshte nga "garda e vjeter”, ndersa duket se do te preferohet Bakaj ne kete rol, jo ne mesfushe sic aktivizohej ne kohen e Kuzhese.

Mbrojtja
Ne mungese te Lorik Canes dhe Debatik Currit, De Biasi ka rikthyer ne kombetare qendermbrojtesin e Teutes, Tefik Osmanin. Ne kete rol jane dhe Dallku, Veliu, Lila e Vangjeli. Duket se per De Biasin ky do te jete reparti me problematik, ndonese alternativat nuk mungojne, pasi lenia jashte e Telit tregon qe italiani ka bere nje zgjedhje taktike, ku ndoshta ndjehet i sigurt nga forma qe kane paraqitur mbrojtesit e thirrur prej tij.

De Biasi, homazh ne facebook Kapitenit-Hero, Feti Vogli
Ka treguar humanizmin e tij tekniku i kombetares, Giani De Biasi, i cili ne faqen e tij zyrtare ne facebook ka shprehur ngushellimin per humbjen e jetes se Feti Voglit, Kapitenit te Forcave Komando Shqiptare qe u vra ne Afganistan.

"Do t’i bejme nje homazh Kapitenit-Hero, Feti Vogli, me nje fitore ne Gjeorgji dhe te kualifikohemi per ne Kampionatin Boteror "Brazil 2014”, kane qene fjalet e teknikut italian, i cili si gjithe te tjeret ka ndjere keqardhjen e tij per humbjen e jetes se Feti Voglit ne krye te detyres.
"T’i tregojme botes qe mund te ndeshemi e te luftojme dhe qe mund te sakrifikojme per nje enderr”, ka shkruar De Biasi ne faqen e tij zyrtare ne facebook.

Trajneret kuqezi kunder Gjeorgjise, De Biasi i pesti
Italiani De Biasi do te jete trajneri i peste i kombetares shqiptare ne nje ndeshje kunder Gjeorgjise, pikerisht ne miqesoren e programuar me 29 shkurt 2012. Trajneri i pare qe ka sfiduar Gjeorgjine eshte Neptun Bajko, duke pesuar dy humbje: 1-0 ne Tirane dhe 2-0 ne Tbilisi. I dyti, Astrit Hafizi, eshte perballur tri here me gjeorgjianet, dy ndeshje zyrtare dhe nje miqesore, me nje bilanc 1 fitore dhe 2 humbje. Hans-Peter Brigel eshte trajneri i trete i perfaqesueses kunder Gjeorgjise, duke u perballur pese here. Kroati Josip Kuzhe eshte trajneri i katert kunder Gjeorgjise, pikerisht ne miqesoren e 10 qershorit 2009, ne ate barazim 1-1.

Lista e lojtareve anti-Gjeorgji
Portiere
Samir Ujkani, Orges Shehi
Mbrojtes
Tefik Osmani, Armend Dallku, Franc Veliu, Andi Lila, Kristi Vangjeli
Mesfushore
Ervin Bulku, Gilman Lika, Odise Roshi, Jahmir Hyka, Emiljano Vila, Gjergj Muzaka, Ansi Agolli, Hair Zeqiri
Sulmues
Ahmed Januzi, Elis Bakaj, Armando Sadiku, Edgar Cani
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus