Kyresore » 2012 » Janar » 29 » Konte, kritika pas fitores
12:09 PM
Konte, kritika pas fitores
Trajneri i Juvenusit, Antonio Konte, ka treguar se është një perfeksionist dhe pavarësisht fitores 2-1 ndaj Udinezes, nuk ka festuar, po ka menduar si të korrigjojë gabimet e shfaqura nga skuadra gjatë këtij takimi."I bëra komplimente lojtarëve pasi ishte një ndeshje që duhej fituar duke vuajtur dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Por u kam thënë edhe se duhet të përmirësojmë mbajtjen e topit. Kaluam në avantazh por Udineze na priste në mesfushën e saj dhe kemi humbur topin disa herë në raste ku ata mund të na dëmtonin rëndë. Goli i tyre ishte një dhuratë që ia bëmë ne. Duhet të ishim më të vëmendshëm, por edhe kjo bën pjesë në procesin e rritjes”, ishte komenti i Kontes.
Tekniku i bardhezinjve ka thurur elozhe në veçanti për Xhakerinin, një futbollist që mbërriti pa bujë nga Çezena gjatë merkatos verore, por që është treguar mjaft i vlefshëm në manovrën e ekipit duke luajtur në pozicione të ndryshme."Xhakerini? Ajo që po përjeton ai është një përrallë e bukur! Ka intensitet, ritëm, teknikë, kalon kundërshtarin, gjen kohën e duhur për depërtimin. Shembulli i tij duhet të na japë forcën që të investojmë te lojtarët që vijnë nga skuadra më të vogla”, përfundoi trajneri i kryesuesve të kampionatit italian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus