Kyresore » 2012 » Prill » 17 » Kontrata e Ronaldos me Realin deri në përfundim të karrierës
3:17 PM
Kontrata e Ronaldos me Realin deri në përfundim të karrierës
Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë deri në përfundim të karrierën së tij me Real Madridin."Marca” shkruan se Ronaldo është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë për një marrëveshje të re afatgjate, sipa së cilës portugezi do të qëndrojë deri në vitin 2018 në "Santiago Bernabeu”.Bisedimet pritet të fillojnë zyrtarisht në fund të sezonit dhe sipas "Marcas” Ronaldo në fanellën madridlene do të paraqitet deri në moshën 33 vjeçare.Ish-ylli i Manchester United nuk ka menduar ndonjëherë që karrierën e tij ta përfundojë tek Reali, sidomos pasi u fishkëllua gjatë një ndeshjeje nga adhuruesit ‘merengez’.Reagimi i presidentit madridlen, Florentino Perez ka impresionuar si Ronaldon ashtu edhe edhe agjentin e lojtarit, Jorge Mendes - dhe rezulton se të gjitha palët ranë dakord për të shqyrtuar zgjerimin e marrëveshjes.
Tani reprezentuesi portugez është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë për një marrëveshje "jetësore” me Florentinon.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus