Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Kosova ndan sërish FIFA-n dhe UEFA-n
11:48 AM
Kosova ndan sërish FIFA-n dhe UEFA-n
FIFA dhe UEFA janë në konflikt mes vete nëse duhet lejuar Kosovën që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. Zyrtarët evropianë janë të inatosur me vendimin e FIFA-s që Kosovës t'i lejohen miqësoret, pasi këtë e shohin si një tentim të Federatës Botërore për t'i minimizuar rregullat e UEFA-s. Muajin e shkuar krerët e FIFA-s janë pajtuar për t'i hequr bllokadën Përfaqësueses së Kosovës, ndonëse anëtarët evropianë votuan kundër apo abstenuan për këtë çështje. Është mësuar se FIFA është e gatshme të diskutojë sërish për këtë çështje në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv me 17 korrik në Zuerich, vendim ky që ka nxitur UEFA-n të mbajë mbledhje emergjente në Komitetin e tyre Ekzekutiv në Kiev me 30 qershor në mënyrë që ta hartojë një plan veprimi.

"UEFA dëshiron ta diskutojë këtë çështje të Kosovës para FIFA-s", ka thënë një zyrtar i lartë në FIFA që ka dashur të mbetet anonim. "Anëtarët e UEFA-s janë tepër të tërbuar".

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, beson se vendimi i FIFA-s për ta afruar Kosovën është "plotësisht politik" dhe është në kundërshtim me statutin e UEFA-s, që thotë se shteti anëtar duhet të njihet nga Kombet e Bashkuara fillimisht
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus