Kyresore » 2012 » Maj » 9 » Kosovari që mbron serbin (+VIDEO)
3:36 PM
Kosovari që mbron serbin (+VIDEO)
Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Valon Behrami, i ka dalë në mbrojtje serbit Adem Ljajic, duke thënë se ish-trajneri i Fiorentinas, Delio Rossi, ka gënjyer kur ka thënë se anësori e ka sharë atë.Në takimin e të mërkurës ndaj Novaras, trajneri e zëvendësoi serbin, i cili reagoi në mënyrë sarkastike, ndërsa Rossi e sulmoi atë fizikisht.

Trajneri, i cili më pas u shkarkua nga posti, deklaroi se arsyeja për reagimin e tij kishte qenë ofendimi që Ljajic i kishte bërë në gjuhën serbe.

"Të gjithë ishim të trishtuar nga skena me Ademin, por një ditë më pas Rossi tha disa gjëra të pavërteta”.

"Adem na u betua se nuk ia kishte thënë ato fjalë Rossit, plus askush në bankën rezervë nuk dëgjoi diçka të tillë... Është turp që ai (trajneri) ka thënë gjëra të pavërteta”, ka deklaruar Behrami.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus