Kyresore » 2012 » Dhjetor » 28 » Krasniqi mund ta mposhtë Cleverlyn
2:37 PM
Krasniqi mund ta mposhtë Cleverlyn
Haxhi Krasniqi ka gjasa të mira për ta mposhtur kampionin e botës në peshat gjysmë të rënda, versioni WBC, Nathan Cleverly. Kështu mendon njohësi i mirë i boksit, Scott Gilfoid, i cili e ka analizuar me vëmendje karrierën e të dy boksierëve, duke e dhënë një mendim për meçin që do të zhvillohet më 16 mars të vitit të ardhshëm në SHBA.
"Sa më shumë që e shikoj sfiduesin Krasniqi, aq më shumë impresionohem nga ai. Mendoj se Krasniqi do t’i japë shumë goditje në kokë Cleverlyt, në meçin e muajit mars. Krasniqi është vërtetë një boksier dinak, sepse ai nuk jem gjithmonë goditje, por është shumë i shpejt me duart, me një ‘aperkat’ vrasës. Sinqerisht e them se ‘aperkatet’ e Krasniqit janë ndër më të mirët që kam parë ndonjëherë në jetë”, deklaroi analisti amerikan.

Krasniqi ka zhvilluar 41 meçe në boksin profesionist, duke i fituar 39 prej tyre dhe 2 i ka humbur. Kurse, britaniku Cleverly ka zhvilluar 25 meçe, duke i fituar të gjithë.

"Nëse i shikoni meçet e fundit të Krasniqit, mund ta shihni se i ka lënduar kundërshtarët me goditjet e shpejta. Ai eksplodon papritmas, duke i vënë në vështirësi kundërshtarët. Nuk e di nëse Krasniqi do ta mposht Cleverlyn, por e di se do t’i shkaktojë më shumë probleme Cleverlyt sesa kundërshtarët e fundit. Nëse Krasniqi shpërthen siç di, Cleverly do të hasë në vështirësi”, përfundoi Gilfoid. Për Krasniqin, ky është rasti jetësor për t’u shpallur kampion botëror, pasi më parë e kishte fituar titullin e kampionit evropian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus