Kyresore » 2012 » Maj » 23 » Kreu i FIFA, Sep Blater: Pse e pranuam Kosovën në miqësore
10:05 PM
Kreu i FIFA, Sep Blater: Pse e pranuam Kosovën në miqësore
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka shprehur shpresën se vendimi i Komitetit Ekzekutiv për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore për Kosovën, do ta përshpejtojë anëtarësimin e saj drejt UEFA-s dhe FIFA-s.”Të gjitha vendet e tjera që ishin pjesë organizatës së Ballkanit, si Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Mal të Zi dhe Maqedonia, u bënë të pavarura dhe luajnë në FIFA dhe UEFA. Ajo që ka mbetur është Kosova”, ka thënë Blater për "Reuters”."Kosova ka futboll të organizuar, prandaj mendoj se është një veprim logjik dhe solidariteti vendimi për lejimin e miqësoreve ndërkombëtare. Shpresoj se ky vendim i Komiteti Ekzekutiv të FIFA-s do të përshpejtojë lëvizjet drejt anëtarësimit të Kosovës”, ka shtuar Blater.Kryetari i Federates së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për "Reuters” është shprehur:”Kemi pritur për këtë ditë për shumë vite dhe e drejta për të organizuar lojëra miqësore do t”i japë një shtytje të re federatës dhe futbollit tonë. Ky është hapi i fundit para se ne do të jemi një anëtar i plotë në FIFA”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus