Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Kroacia mund Irlandën (+VIDEO)
11:32 PM
Kroacia mund Irlandën (+VIDEO)
Kroacia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kalimit të turit duke mundur 3-1 Irlandën për të marrë kryesimin e Grupit C. Skuadra e Biliç ka përfituar nga barazimi mes Italisë dhe Spanjës për të qenë ajo tani një pretendente kryesore për të kaluar dhe për të lënë jashtë çerekfinaleve një pre këtyre dy superfuqive të futbollit evropian.Në ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Xhovani Trapatoni, Kroacisë i janë dashur vetëm 3 minuta për të gjetur golin e avantazhit me anë të Manxhukiç, i cili me kokë kalon portierin Given. Rezultati barazohet nga Seint Lexher pas 18 minutave por sulmuesi Nikica Jelaviç kthen përsëri skuadrën e tij në avantazh para përfundimit të pjesës së parë.Mjaftuan vetëm 4 minuta të tjera në fillimin e pjesë së dytë të ndeshjes, kur Manxhukiç shënoi një gol rokambolesk për të thelluar avantazhin e skuadrës ë tij në 3-1, pasi topi i gjuajtur prej tij përfundoi në shtyllë, u përplas në kokën e Given e më pas u ndal në rrjetën e portës irlandeze.Pavarësisht tentativave të shumta për të shkurtuar diferencën nga skuadra irlandeze, rezultati nuk ndryshon dhe Kroacia merr një rezultat që e bën atë një skuadër pretendente, që mund të sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e dytë në grup nëse arrin të mundë Italinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus