Kyresore » 2012 » Prill » 5 » Kthehet në dramë, përfundon sezoni për Paton
12:04 PM
Kthehet në dramë, përfundon sezoni për Paton
Nuk i buzëqesh fati. Alexandre Pato me shumë mundësi e ka mbyllur para kohe sezonin e tij futbollistik. Pas njëperiudhe të vështirë, të mbushur me dëmtime të shpeshta, sulmuesi brazilian i Milan u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës atëherë kur duhej më shumë, përpara ndeshjes çerekfinale me Barcelonën, por për të zgjati vetëm disa minuta. Ky është dëmtimi i 14-të për Alexandre Paton, i cili këtë sezon më shumë ka qëndruar larg fushave se sa brënda tyre. Kjo gjë po shtyn drejtuesit e Milan të mendojnë shitjen e atij që quhej "Trashëgimia e Milan" dhe PSG është gati për ta bërë të sajën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus