Kyresore » 2012 » Shkurt » 27 » Kur është Messi, vjen fitorja (+VIDEO)
1:37 AM
Kur është Messi, vjen fitorja (+VIDEO)
Ndeshje e vështirë për Barcelonën megjithatë me ndihmën edhe të Messit, arrin t′ia dalë. Në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma kundër Atletico Madridit, Barcelona si mysafir ka shënuar fitore e rezultat 2-1. Goli i parë erdhi nga Daniel Alves në minutën e 36-të ndërsa barazimi u sigurua nga Radamel Falcao, me golin e shënuar në minutën e 49-të. Në pjesën e dytë, Atletico Madrid luajti shumë bukur por Messi ishte ai i cili u prishi planet. Në minutën e 81-të, superylli ekzekutoi një gjuajtje të lirë fantastike për të përmbyllur ndeshjen në favor të Blaugranëve. 1-2. Pas kësaj fitoreje, Barcelona mban hapin me dhjetë pikë prapa Real Madridit që kryeson La Liga-n
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus