Kyresore » 2012 » Mars » 11 » Kur referit ja don edhe realit i funksionon
1:55 AM
Kur referit ja don edhe realit i funksionon
Reali i Madridit ka siguruar tri pikët e radhës në kampionat falë fitores së vështirë 3-2 në fushën e Betisit. Suksesi i 11-të radhazi për ekipin e Mourinjos.Ndeshje plot emocione në "Vilamarin", aty ku vendasit kalojnë përpara me Molinën pas 10 minutash lojë. Madrilenët gjejnë baraspeshën me Higuainin në të 25-ën, rezultat me të cilin mbyllen 45 minutat e para.Gjysma e dytë e lojës nis me goli e Kristiano Ronaldos (52ë), por epërsia e Realit nuk zgjat as 3 minuta. Montero barazon në të 55-ën, por është sërish Ronaldo që shënon golin e fitores në minutën e 73-të.Sukses i rëndësishëm për të besuarit e Hoze Mourinjos, të cilët e lojnë përkohësisht në +13 distancën nga Barcelona. Katalanasit do të luajnë të dielën (18:00) në fushën e Santanderit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus