Kyresore » 2012 » Maj » 7 » Kush i ka 40 milionë euro mund ta blejë Thiago Silvan?
3:22 PM
Kush i ka 40 milionë euro mund ta blejë Thiago Silvan?
Trajneri i ri i Barcelonës, Tito Vilanova e sheh mbrojtësin e AC Milanit Thiago Silva si lojtarin kryesor për blerje gjatë afatit kalimtar të verës.
"Sport” shkruan se Vilanova ka kërkuar tashmë blerjen e Thiago Silvas gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv të klubit, Andoni Zubizarreta.
Braziliani është i vetëdijshëm për interesin e tyre dhe është duke pritur me padurim zhvillimet e reja - dhe sipas burimeve brenda ekipit të Milanit klubet e interesuara për reprezentuesin brazilian duhet të bëjnë oferta me një çmim fillestar prej 40 milionë euro.Barça nuk do të ofroj më shumë se 25 milionë euro - por janë të gatshëm që të përfshijnë në ofertën e tyre lojtar të tillë si Adriano, Seydou Keita dhe Ibrahim Afellay.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus