Kyresore » 2012 » Prill » 11 » Kush luan mir fiton
11:06 PM
Kush luan mir fiton
Barcelona ka vazhduar me formën perfekte që ka në La Liga pasi ka shënuar edhe fitoren e 11 rradhazi në këtë garë, duke e mposhtur në shtëpi Getafen me rezultat të pastër prej 4-0.Blaugranët e filluan shumë mirë takimin kur në minutën e 13, Messi pason te Alexis Sanchez i cili shënon për golin e parë për klubin e tij në këtë takim. Pas një aksioni perfekt ndërmjet Messit dhe Iniestas, ishte ky i fundit që ia përgatit topin argjentinasit i cili me një goditje të fortë me të majtën shënon (44’) për të dyfishuar epërsinë e Blaugranëve.
Në minutën e 73, Alexis Sanchez shënon golin e tij të dytë në këtë takim ndërsa të tretin për Barcelonën, teksa dy minuta më vonë, Pedro shënon për 4-0.Me këtë fitore Barcelona ka 78 pikë, vetëm një më pak se Real Madridi i cili nesër do kërkojë vetëm fitore kundër Atletico Madridit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus