Kyresore » 2012 » Maj » 18 » La Liga "tundon" Suarez
4:08 PM
La Liga "tundon" Suarez
Sulmuesi uruguajan i Liverpool, Luis Suarez, ka deklaruar se ëndrra e tij në sirtar është të luajë një ditë në kampionatin spanjoll por pa e përmendur emrin e skuadrës me të cilin do të dëshironte të launte në La Liga.25-vjeçari kaloi një sezon të vështirë në Premier League, pasi u përfshi në një mori incidentesh kontroverse derisa Liverpool përfundoi i teti këtë sezon, rezultat që nuk vinte prej vitit të largët 1954.
 Uruguaiani është lidhur me një mori klubesh evropiane së fundi dhe tash ka deklaruar edhe vet se do t`i pëlqente të luajë në La Liga.
"Shpresoj ta bëj këtë në të ardhmen pasi besoj se krahas ligave të Anglisë dhe Italisë, ajo është më e mira në botë. Çdo lojtar ëndërron të luajë në këto liga. Nëse ju shikoni të gjithë thashethemet që lexoni në gazeta, do të çmendeshit. Koka ime është shumë e relaksuar, kam kontratë me Liverpool dhe jam i lumtur", ka thënë Suarez për spanjollen "Marca".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus